United Hospital

Vrasja e policit në Istog, i dyshuari ish i burgosur në Gjermani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Grabitësi në Istog ishte rikthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burgim.
Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka thënë për kallxo.com se dorasi është nga fshati Shushicë e Istogut dhe dyshohet se ka të kaluar kriminale në Gjermani.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për ngjarjen e cila ndodhi sot në Istog, ku mbetën të vdekur një person dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Sipas prokurores kujdestare, e cila është në vendin e ngjarjes, dyshohet se cak i grabitjes ka qenë një bankë në qendër të Istogut. Një zyrtar policor ka hasur në njërin nga grabitësit, ku i dyshuari K.M. ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor I.D., ku si pasojë e plagëve zyrtari policor ka ndërruar jetë”, ka thënë Nikçi për Express.

Uji Dea

Ai ka shtuar se grabitësi gjatë shkëmbimit me armë zjarri me zyrtarë të tjerë policorë ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga zyrtarët e tjerë policorë, të cilët kanë shtënë në vetëmbrojtje.

“Lidhur me këtë rast të grabitjes, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të implikuar të cilët për momentin janë në kërkim”, ka thënë Nikçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.