GRANDEMALL

Vrasja e Faton Hajrizit në Serbi, Kurti: Kam shumë punë si kryeministër, s’kam nevojë ta bëjë edhe punën e ministrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth rastit të Faton Hajrizit, që dyshohet se është vrarë në Serbi, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se rastin e Faton Hajrizit janë duke e trajtuar dy dikastere qeveritare, ato të Punëve të Brendshme, përkatësisht të Drejtësisë.

Kësisoj, ai ka thënë se nuk mund të merret me secilën punë kur është pyetur nëse autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.

“Dy ministri tona, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëjë edhe punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, ka thënë Kurti gjatë një paraqitje para mediave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Eco Higjiena

Kujtojmë se dje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha të hënën se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ato shenja “janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur”.

Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik të këtij viti dhe rreth dy javë më vonë, të enjten e 18 korrikut, ai dyshohet se e vrau një oficer policor të Serbisë dhe e plagosi një tjetër në Lloznicë. Një ditë më vonë, ai u vra në afërsi të Lloznicës nga Policia serbe. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.