Vrasja e Dedejt mund të ketë lidhje me vrasjen e kosovarit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Vrasja e 36-vjeçarit Elvis Dedej nga Durrësi, pasditen e djeshme, dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e kosovarit Skënder Spahia.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se kjo është pista kryesore në të cilët janë përqendruar hetimet, nisur nga fakti që të dy krimet janë kryer në të njëjtin vend.

Ndërkohë që shkas i fortë për dyshime ka qenë dhe mjeti i gjetur i djegur dje pas vrasjes, te vendi i quajtur Kodër Arapaj, për të cilin mendohet se ka hyrë në territorin shqiptar nga Kosova.

Sipas policisë dyshohet se autorët janë nga Kosova dhe pasi kanë ekzekutuar 36-vjeçarin te Shkëmbi i Kavajës janë larguar në drejtim të rrugës së vjetër Tirane-Durrës, i kanë vënë flakën makinës dhe e kanë braktisur, duke tentuar kështu edhe fshehjen e provave, transmeton BalkanWeb.

UBT

Ndërkohë në lidhje me vrasjen 36-vjeçarit, policia ka shoqëruar 20 persona të cilët po merren në pyetje nga strukturat e krimeve të rënda dhe të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë, që i riu i cili u vra mbrëmjen e djeshme rezulton person i kërkuar nga Interpoli për trafik droge në Belgjikë dhe Zvicër. Nga hetimet e para mësohet se atentatorët e kanë qëlluar 36-vjeçarin derisa ishin jashtë automjetit. Ndërkohë policia ka gjetur në trupin e viktimës mbrëmjen e djeshme edhe një pistoletë të tipit Glok, me 7 fishekë.

Ndërkaq , po vijojnë hetimet në lidhje me dy krimet, përfshirë dhe vrasjen e 44-vjeçarit nga Kosova, Skënder Spahia po te “Shkëmbi i Kavajës”. /Telegrafi/