Uji Dea

Vrasësi i 32-vjeçarit në Kukës del se ishte i vëllai

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kukës – Policia e Kukësit ka zbardhur vrasjen e 32-vjeçarit Kreshnik Mata mëngjesin e ditës së djeshme dhe ka vënë në pranga të dyshuarin kryesor, i cili është vëllai i tij.

“Është vërtetuar nga policia se 32-vjeçari, në trupin e të cilit u gjetën edhe dy plumba, është vrarë nga vëllai i tij, Adrian Mata, 35-vjeç. Adrian Mata është prangosur në orët e mbrëmjes së kaluar pas një hetimi special dhe të mirë organizuar. 35-vjeçari ka qëlluar vëllanë me armë zjarri për motive të dobëta”, tha zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha.

GRANDEMALL

Pas hetimeve intensive është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Sahat Gjuta, 49 vjeç, vjehrri i autorit të vrasjes për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pistolete tip EKOL special 99, kalibër 9 mm, një krehër me 3 fishekë 9 mm, që dyshohet të jetë arma më të cilën shtetasi Adrian Mata ka vrarë vëllanë e tij.

I arrestuari ka pranuar autorësinë e vrasjes, teksa ka pohuar se i vëllai e dhunonte familjarisht dhe e detyronte të merrej me trafik droge. Gjithashtu, ai ka treguar se viktima ka vrarë një person në Itali kur ishte në emigracion vite më parë. Ndërkohë, po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e vëllait vrasës, pasi dyshohet se ai nuk ka qenë i vetëm./Start/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.