Mobi Casa

Vranësira e vende-vende reshje shiu, nga nesër rikthehen ditët me diell

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se java do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të çrregullta që vende –vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.

Pas ditës së martë sipas IHMK-së pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshmen dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.

FIDANISHTJA

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret.

Fatkeqësisht në shumë zona, por në sipërfaqe të kufizuara kishte edhe reshje breshëri që shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore që u përfshinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.