Uji Dea

“Vozitje zyrtare“

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Raif Ramabaja – Kosova është lodhur nga liderët e saj dhe premtimet e tyre boshe, është e lodhur nga ekonomia e rrënuar – zhvatur vite me rradhë, nga mosfunksionimi i shtetit ligjor, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Qofshin ato patate, lakëra apo edhe perime tjera, tek ne në Kosovë shumë shpesh bartën me vetura zyrtare. Në portale të ndryshme poashtu kemi për qdo ditë fotot e veturave zyrtare duke shkuar në bregdet, gjueti, tradhti dashurie, në përhajrim te farefisi, bartjen e fëmijëve deri te çerdhja apo gruas te frizerja ( kuptohet me pritje), dhënjën e provimeve në “fakultet “, shkuarja në ligjërata, sorollatja disa here në ditë shtëpi – punë – shtëpi për të ngrënë mëngjes, pirë kafe apo çaj, e tani shkuarja dhe keqpërdorimi masiv i veturave zyrtare në fushatë zgjedhore, etj.

Kësaj pune nuk mund t’i thuhet ndryshe, por haptas i thonë turp dhe abuzim me asetet dhe paranë publike. Në një shtet ligjor, kjo do të trajtohet si vepër penale dhe dikush do të ipte llogari.

Por, po të mos kishte aq vetura,zyrtarët nuk kishin pasur mundësi të tilla keqpërdorimi.

Sipas numrit të veturave zyrtare të cilat i shfrytëzojnë zyrtarët më të lartë, të lartë,të ulët dhe përfaqësuesit tjerë shtetërorë dhe ata lokal, shefat e ndërmarrjeve publike, bordet e ndryshme, gjyqtarët dhe prokurorët dhe të tjerët, Kosova zë një vend solid në Evropë në raport me numrin e banorëve.

As kush me qëllim po besojë se nuk e dinë numrin e saktë të këtyre veturave, sepse nëse dihet, është më vështirë të mjegullohet situata.

Eco Higjiena

Premtimet se këtij marifeti do t`i vije fundi, kanë mbetur vetëm tregime të thata. Qytetarët tani më janë bë rrafsh, janë mësuar me këto premtime boshe. Ata do të habitën në qoftë se vërejnë se kjo dukuri është ndaluar.

Në qoftë se do të ndalohet kjo dukuri negative, që vite me radhë është prezente në Kosovë, do të kishte më shumë buxhet për blerjen e veturave për funksionimin normal të institucioneve tjera shtetërore, për blerjen e barnave apo pajisjeve të domosdoshme për spitale.

Kosova është lodhur nga liderët e saj, është e lodhur nga ekonomia e rrënuar-zhvatur vite me radhë, nga mosfunksionimi i shtetit ligjor, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Çdo problem ka zgjidhje, vetëm duhet me dashtë dhe ditë si të veprohet. /rajonipress/