Voton Lutfi Haziri: Sot pritet rikonfirmimi i 22 tetorit

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, sapo ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Në mesazhin para gazetarëve, Haziri kërkuar nga qytetarët që të dalin në mënyrë masive dhe ta shprehin vullnetin me anë të votimit, duke ia dhënë kontratën udhëheqësit të Komunës.

“Uroj që gjilanasit të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e balotazhit. Sot pritet rikonfirmimi i 22 tetorit. Është një ditë e mirë dhe një e diele e bardhë për gjilanasit kudo që janë. Apeloj që të dalin në mënyrë masive sepse ata sot japin kontratën për udhëheqësin e Komunës për katër vitet e ardhshme. Duke u mbështetur në këtë legjitimitet, unë besoj shumë që gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë”, ka thënë Lutfi Haziri./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS