UBT

Voton Lutfi Haziri, fton gjilanasit që në mënyrë masive të votojnë për fatin e qytetit të tyre

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

“Zgjedhjet e sotme do të konfirmojnë mandatin e ardhshëm qytetar për zyrën e kryetarit të Komunës dhe Kuvendin Komunal. Sikur ky mëngjes i bardhë, besoj shumë që procesi të shkoj pa probleme e pa asnjë lloj tensioni, ashtu siç janë qytetarët e Gjilanit, të cilët e shënojnë këtë ditë përmes votimit në mënyre dinjitoze”.

Eco Higjiena

“Shpresoj që dalja të jetë masive, të mos mbetet askush pa dalë sepse përcakton vendimmarrësit e tyre për katër vitet e ardhshme, përcakton fatin për qytetin e tyre dhe jep impakt drejtpërdrejt të jeta personale e tyre. Gjilani po hyn në një fazë të zhvillimeve të mëdha në planin ekonomik”.

“Sot, veçanërisht jam i lumtur që dy vajzat e mia votojnë për herë të parë dhe bëjnë historinë e tyre. I ftoj të gjithë votuesit e rinjë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të mësohen që t’i kontribuojnë vendit të tyre, qytetit të tyre dhe atdheut të tyre”, ka qenë mesazhi i Lutfi Hazirit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.