Fundamenti

Voton Lutfi Haziri: Apeloj qytetarët që në qetësi dhe në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë sepse kjo është dita e tyre

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka votuar sot bashkë me familjen e tij në shkollën “Abaz Ajeti”.

Ai ka apeluar qytetarët që në qetësi dhe në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë sepse kjo është dita e tyre.

“Uroj që kjo ditë e bardhë në Gjilan të jetë ditë ku çdo qytetari ia jep mundësinë që me votën e vetë ta vendos vullnetin qytetar, në mënyrë që të kemi institucione stabile të shtetit, një mandat kushtetues të rregullt dhe ta largojmë kulturën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

FITORJA

Është votë për stabilitet e për institucione dhe partitë politike e kanë për obligim bashkërisht të punojnë dhe ta ruajnë.

Gjilanasit sot po votojnë dhe numri i tyre është i mirë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Në kushte dimri, po punojmë që të lehtësohen të gjitha hyrje-daljet dhe rrugët e fshatrave e qytetit.

Apeloj qytetarët që në qetësi dhe në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë sepse kjo është dita jonë, dita e qytetarëve”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.