Fundamenti

Votimi juaj është historik, dhe nuk është dosido. T’i keni 100 parë mend!

/ 4 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Deputetë të nderuar të Kuvendit të Kosovës.! Ju këto ditë e keni mbi supet tuaja një përgjegjësi historike. Nëpër duart tuaja duhet të kalojë fati i krejt atyre që ua dhanë votën dhe bekimin, për t’i përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme edhe në kohë të vështira.

Në këto kohë, zakonisht populli gojëhapur përcjell veprimet tuaja, dhe është në një depresion dhe pesimizëm, sepse ardhmëria e tyre sot më shumë se kurrë m’varet nga veprimet dhe vendimet tuaja.

Asnjëherë në histori rinia e Kosovës dhe fshatarësia, (me një fjalë krejt shtresa aktive e vendit), nuk kanë qenë në gjendje më të zymtë, më të errët, dhe më e papërspektive se sot, 18 vjet pas lufte. Askush, as ëndërrimtarët më të kqinjë qoftë edhe para 100 vjete, nuk e kanë menduar një Kosovë, në këtë gjendje të pa shpresë.

Në këtë kohë kur gjithçka po shkon mbrapsht, dhe kur ne me kryeneçësi, me mos dije dhe me mendjemadhësi po i përbuzim miqtë tanë, ekziston rreziku që forcat sllave mirë të organizuara të ndikojnë dhe ne t’i humbim përfundimisht përkrahjet ndërkombëtare, dhe të humbim përfundimisht pjesë të mëdhaja të territorit tonë, apo tërë territorin, ashtu siç na ka ndodhur shumëherë gjatë historisë.!

Aty ku nga vendimet tuaja m’varet e ardhmja e qytetarëve, ju nuk duhet të pranoni ndikimet e liderëve servil, dhe subjekteve politike.
Ju duhet ta keni Unin, dhe Egon tuaj.!
Çdo herë kur vendet dhe popujt e vegjël, nuk janë rreshtuar dhe miqësuat me fuçitë e mëdha, kanë humbur sovranitetin dhe identitetin e tyre. Sot ka tendenca nga politikanët tanë që për interesa të veta personale t’i prishin raportet me miqtë tanë ndërkombëtarë, dhe sponzorizuesit kryesorë të pavarësisë së Kosovës. Ju duhet që ta votoni demarkacionin me Malin e Zi, sepse ne nuk e kemi as mundësinë dhe as dijen të jetojmë të izoluar nga bota, që t’i ndalim proceset integruese dhe t’i sfidojmë fuçitë e mëdha.

Neve nuk na duhet një Kosovë e varfër e rrënuar dhe e sakatueme, pa përspektivë pa të ardhme dhe e pa integruar në shoqëritë bashkëkohore. Gabimi i juaj e qon vendin drejt një izolimi, dhe trendet negative do të rriten.

Eco Higjiena

Një kundërshtim tuajin po e pret edhe Rusia e posaçërisht Serbia, nga se i gëzohen shumë asaj ç`asje të mbrapsht që Amerikën e largon nga vëmendja që ka për Kosovën.

Sllavët i druajnë Kosovës sepse e shohin si Izraelin mes arabëve që SHBA-ja, e ka përkrahur. Përndryshe ne do të shqyhemi nga goja e ujkut që ndodhemi, sa hapë e mbyllë sytë.

Madje kundërshtimi i një procesi të tillë është edhe anti-historik edhe anti-politik..!
Ne kemi përvojën 20 vjeçare, dhe jemi dëshmitarë kur Serbia, si një fuqi e madhe ushtarake, konfrontohej pa rreshtur me bashkësinë ndërkombëtare, dhe nuk nënshkruante asnjë marrëveshje, vazhdimisht pësonte humbje.

Ne nënshkruam marrëveshjen e Rambujesë, e cila solli bombardimin e Serbisë.
Kur ne e nënshkruam pakon e Ahtisarit, ajo solli pavarësinë e Kosovës.! Andaj vendimi i juaj për demarkacionin, u ka ra juve që të hyni në histori, si një elitë politike largpamëse që vendin e nxjerr nga kthetrat e izolimit.!

Lehtë është të manipulohet me ndjenjat e qytetarëve të pa informuar, se po humbim territor, por faktet vërtetojnë të kundërtën.

Nuk janë të paktë ata të cilët mendojnë si unë dhe si pjesa më e madhe e deputetëve sikur të votonin të pa ndikuar.!