United Hospital

Votat e Konventës u manipuluan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i VI Zgjedhor i Partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, ka nxjerrë “juniorët” në “top- listën” e Këshillit Drejtues, duke i “shkelur” themeluesit dhe veteranët e kësaj partie. Rangimi i tyre ndër të parët në këtë listë, ka nxjerrë në sipërfaqe revoltim dhe pakënaqësi të shumta të strukturave të vjetra të partisë, të cilët kanë drejtuar gishtin te hajnia, duke thënë se votat e delegateve janë manipuluar, duke i favorizuar personat e afërt me liderin e partisë.

Ata janë renditur të parët, jo se kanë qenë më të mirët dhe më të votuarit, por pse kanë “ditur” ta luajnë lojën me manipulim dhe vjedhje të votave të 718 delegatëve.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie, i ka deklaruar gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti, se ditën e votimit për anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së, ka qarkulluar nëpër duar e korridore një listë me emra të personave të krahut të Thaçit, e cila është servuar nga shefi i partisë.

FIDANISHTJA

“Jo gjithkush ka pasur “nderin” që ta ketë në duar listën e përpiluar nga lideri i partisë, me emrat e preferuar të tij, që duhet të jenë të renditur të parët. Ajo është mbajtur me mjaft “besnikëri” nga njerëzit që janë “dora e djathtë” e kryeministrit Thaçi, ndërkaq është mbajtur e fshehur nga personat që cilësohen si krah i sekretarit të partisë, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit Fatmir Limaj”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së.

Gjithashtu, ky burim ka konfirmuar se kutitë e votimit nga Hoteli Emerald, ku është mbajtur Kongresi i VI zgjedhor janë bartur drejtë selisë së PDK-së. E për “përkujdesjen” e tyre ka marrë obligim…(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.