UBT

Vota mandati, jo vota diktati

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – Nuk ishin të kënaqur me seancat e ditës. E së fundmi, nuk janë të kënaqur as me seancat e natës me seancat e territ. Nuk janë as falënderues. Ne ua dhamë votën. Ua dhamë besimin. Por ata, të etur për më shumë, vazhdojnë të kërkojnë gjithçka, duke mos falënderuar për asgjë.

Këta kuvendarë të pakënaqur dhe të pa falënderues nuk do ta gjejnë kurrë as kënaqësinë, as mirënjohjen.

As në ëndrrën e tyre më të shfrenuar nuk do gjejnë kënaqësinë as me shumicën absolute.
Sepse ajo shumicë që e ëndërrojnë, nuk është për zhvillim e prosperitet por për diktaturë.
Një diktaturë që duan ta instalojnë në mënyrën më “demokratike” të mundshme, prej dorës dhe votës tonë!

Me veprimet e saj, kjo legjislaturë nuk po e udhëheq vendin, por po e largon atë nga vetvetja.
Po e inkurajon rininë të blejë bileta njëkahëshe për Gjermani.
Po i tremb investitorët.
Po e zbeh shpresën e popullit.
Dhe Kuvendi më i ri i Evropës po krijon situata që as historia nuk i ka njohur.

Fundamenti

Prandaj, sot, nuk kemi vetëm një të drejtë, por një detyrë.
Detyrën për të hapur sytë.
Për të marr e përdorur mendjen.
Për të pyetur veten: kë po zgjedhim? Kë po e ngrisim?

Mos të ngatërrojmë dhe të krijojmë profetët me mendje të sëmura por të ngrisim vizionar për të ardhmen e ndritur.
Mos t’i japim më forcë atyre që ushqehen me frikë, por atyre që udhëheqin drejt dritës.
Kosova nuk është pronë e atyre që bëjnë pazare në errësirë.
Kosova është e rinisë që ëndërron,
e nënave që shpresojnë,
e mërgatës që sakrifikon,
e fëmijëve që presin një të nesërme më të mirë, është e popullit të pamposhtur.

Ajo na thërret sot
jo të jemi vetëm kritikë, por krijues të së ardhmes.
Jo të rrimë në heshtje, por të flasim me guxim.
Jo të largohet rinia, por të qëndrojmë dhe të ndërtojmë.

Le ta zgjojmë ndërgjegjen tonë.
Le ta bëjmë Kosovën siç e duam: të drejtë, të ndritshme dhe të denjë për brezat që vijnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.