FIDANISHTJA

Volejbollistet e Dritës shkëlqejnë në Përfaqësuesen e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Puna profesionale në të cilën po bëhet në KV Drita po jep rezultate kulminante. Volejbollistet e këtij klubi po shkëlqejnë edhe në Përfaqësuesen e Kosovës në Volejboll.Volejbollistet e Dritës në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Volejboll në fanelën e Përfaqësueses së Kosovës kanë bartur barrën kryesore gjatë dy takimeve të cilat ishin të parapara.

Ekspeditën e vashave Kosovare padyshim e bartë njëra ndër volejbollistet më të mira të volejbollit të Kosovës Blinera Jaha e cila me lojën e saj la një përshtypje të jashtëzakonshme.

Volejbollistja nga Gjilani Blinera Jaha edhe pse e re për nga mosha me hapa të sigurt po dëshmon se shumë shpejt kësaj volejbolliste po i hapen dyert drejt klubeve të mëdha evropiane.

Blinera edhe pse e re me lojërat e sajë ka dëshmuar se kemi të bëjmë me një talente të jashtëzakonshme si në KV Drita një ashtu edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

Jaha si kapitene e Përfaqësuesen se Kosovës U19 në ballafaqim me Përfaqësuesen e Izraelit shënuan fitore me rezultat 3-0 (25-22,25-22, 25-18).
“Në këtë ballafaqim funksionoi gjithçka prefekt dëshmuam se jemi të barabarta me Përfaqësueset tjera Evropiane bile në shumë momente ishim më superiore ndërsa i tërë ekipi dha gjithçka nga vetja për rezultat të favorshëm”, shprehet kapitenia e Kosovës.

Në Përfaqësuesen e Kosovës ishin edhe tri volejbolliste tjera të KV Drita të cilat me përformancat e tyre treguan volejboll shumë cilësor ato ishin Venera Kadriu, Lorina Mehmeti e Ira Salihu.

Hidromorava

“Këto janë bashkëlojtaret e mija në KV Drita edhe këto vajza dhanë më të mirën që mundën dhe për to jam shumë krenare këto vajza do të kenë një karrierë të shkëlqyer pasi kanë një talent të jashtëzakonshëm”, tregon Jaha.

Në ballafaqimin e dytë Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga njomaket nga Ukraina me rezultat 3-0 (25-12,25-19,25-11).
“Me lojën që treguam nuk është rezultat real, në shumë momente ishim më të mira por kundërshtaret tona i vlerësuam shumë dhe kjo na kushtoi me humbje por ky është sporti”, shprehet kapitenja Blinera Jaha.

Kjo talente humbjen ndaj Ukrainës e përjetoi shumë rënd sa që në asnjë moment nuk i ndali lotët. “U ndjeva shumë keq ne kishim potencial që ti mposhtim por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç parashihen më vinte shumë keq edhe nga shikuesit por edhe nga bashkëlojtaret e mija për këtë humbje por ne jemi të reja dhe do të kemi raste tjera që do të gëzohemi”, thekson Jaha.

Blinera dhe shoqet e saja Venera, Lorina e Ira përjetuan një profesionalizëm dhe një përkujdesje të lart nga stafi i Përfaqësuesen e Kosovës.

“Nga zemra falënderojmë stafin e Përfaqësueses së Kosovës për organizime gjithçka ka qenë super, po dëshmojmë se jemi të barabartë me shtetet Evropiane atëherë kur duam, volejbolli i Kosovës në konkurrencën e femrave ka një ardhmëri të ndritshme duhet që së bashku për të mirën e volejbollit dhe shtetit të Kosovës të investohet edhe më shumë tek sportistet që talenti i tyre të vijë në shprehje”, shprehet Jaha.

KV Drita me stafin e tyre duhet të jetë krenar me punën që po bënë në të gjitha grup moshat e saja duke u bërë bërthamë e Përfaqësueses së Kosovës ndërsa volejbollistet e Dritës, Blinera Jaha, Ira Salihu, Venera Kadriu e Lorina Mehmeti dhanë një paraqitje spektakulare duke na bërë krenar që i takojnë qytetit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.