Rrëfimi ndryshe i Xhakës: Babai kritiku im më i madh, asnjëherë s’më ka lavdëruar

Granit Xhaka është një nga lojtarët më të mirë shqiptarw. Mesfushori, pas disa vjetwsh qëndrimi te Arsenali, aktualisht po luan sezonin e dytë te Leverkusen.
Xhaka, ka dhënë një intervistë ndryshe së fundmi, për “Bild”.
“Babai është kritiku im më i madh. Ai asnjëherë nuk më ka lavdëruar si futbollist. E shikoj çdo ndeshje që përfundon dhe e shikoj me qetësi. Shoh çdo gjë dhe e kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.
Jam ende i njëjti djalosh që kam ardhur në Bundesligë si 19-vjeçar. Jam ende emocional, njësoj si në kohën kur isha te Monchengladbachu”, u shpreh Xhaka.