Eko Higjiena

Vokrri-serbëve: Duhet të kuptoni se Kosova është shtet!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka reaguar ndaj ankesës së Federatës serbe të futbollit në UEFA dhe FIFA për shkak të përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë festimit të titullit të Ligës së Kampionëve nga mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.

“Përshëndes gjestin e Shaqirit. Atë që ai e bëri është shumë normale. Deshi vetëm që në momentet e gëzimit t’u tregojë të gjithëve nga është, cilit vend i takon dhe prej nga janë rrënjët e tij”.

UBT

“Zotëri Karadzici nuk duhet të analizojnë dhe të flasë nëse Shaqiri ka reaguar kështu apo ashtu. Ai dhe të gjithë ju duhet të kuptoni se Kosova është shtet. Na kanë pranuar më shumë se 95 shtete. Çka ka këtu diskutabile?”, ka thënë Vokrri për Nase Novine, ndërsa transmeton Sport1.

Ndërkaq, konstatimin se notari serb Milorad Cavic u dënua për fanellën me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, Vokrri e ka shpjeguar me fjalët: “Edhe kjo ju dëshmon se Kosova është shtet”. /Telegrafi/