Fundamenti

Vokrri pret që Shqipëria ta fitojë ndeshjen në tavolinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) nesër pritet të marrë vendimin lidhur me ndeshjen e ndërprerë në mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Tashmë gjithë shqiptarët janë në pritje të vendimit që do të vijë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) më kohë ka dorëzuar gjithë materialin që ndodhi në incidentin në sfidën Serbi-Shqipëri, në të cilën serbët sulmuan futbollistët shqiptarë.

Eco Higjiena

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri i ka thënë KosovaPress-it se është i bindur se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen më rezultat zyrtar 3-0.

“Jam i bindur se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0. Incidenti i ndodhur tregon qartë se kush do ta fitojë këtë ndeshje”, ka thënë Vokrri.

Ai është i bindur se vendimi i UEFA-së do të jetë në favor të Kombëtares shqiptare.