UBT

Vokrri parashikon 3:0 për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ua thotë sërish serbëve se ndeshja e ndërprerë, Serbi – Shqipëri, do të regjistrohet me rezultatin 3:0 për shqiptarët. Kështu thotë ai në debatin ‘Ndjehu i lirë’ të organizuar nga Qendra Mediale në Graçanicë. I pari i futbollit kosovar thotë se askush nuk e di se kush e lëshoi flamurin me ‘Shqipërinë e Madhe’.

“Shumë kanë spekuluar për ndeshjen Serbia – Shqipëria, por në fakt ne ende nuk e dimë se kush shkaktoi provokimi me dronë dhe hartën e Shqipërisë së Madhe dhe pse”, thotë Vokrri. Sipas tij, ëshë e patolerueshme ajo që bënë tifozët ndaj lojtarëve shqiptarë. “Ishte incident i tmerrshëm, ku më pas u pa se tifozët kishin hyrë në fushë, duke sulmuar lojtarët, kjo është e pafalshme të ndodh në fushën e lojës.

Uji Dea

Shkaktimi i incidentit ka mundur të ndodh që nga fillimi i takimit, kur pati thirrje dhe slogane raciste nga tribunat. Sidoqoftë, ne nuk e dimë kush e shkaktoi incidentin me hartën e Shqipërisë së Madhe, sepse autoritet ende nuk e kanë identifikuar këtë”, shtoi Vokrri…(Arena).