RCCOLA

Vokrri kërkon dënime të ashpra për Serbinë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

I ashpër me veprimin e serbëve në stadiumin e “Partizanit” në Beograd është shprehur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ai kërkon dënime të rënda për Serbinë.

Hyrja në fushë e tifozëve dhe për më shumë sulmimi fizik i lojtarëve shqiptarë, sipas, Vokrrit, përbën shkelje të rëndë të rregullave të UEFA-s, raporton KTV.

Pas mbledhjes së fakteve UEFA do të dalë më një vendim e që pritet të ndëshkojë rëndë Serbinë.

Ngjarja e Beogradit ka pushtuar mediet ndërkombëtare.

RCCOLA

Mediet britanike dhe ato gjermane e kanë vlerësuar të turpshëm veprimin e tifozëve dhe organizatorëve të ndeshjes.

Ndeshja kaloi me tensione dhe konfrontime fizike mes tifozëve dhe lojtarëve shqiptarë, të cilët u sulmuan brutalisht nga huliganë serbë. Serbia është kritikuar nga shumë njerëz të futbollit ndërkombëtar, duke përfshirë kryetarin e UEFA-s, Michel Platani dhe atë të ’FIFA-s, Sep Blater.

Vendimi për Serbinë pritet të merret 23 tetor.
© KOHA.net