UBT

Vokrri: As Federata serbe, e as Karaxhiqi nuk mund të na ndalin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë sot për të përditshmen serbe “Kurir” se nuk e ka ndërmend të takohet me homologun e tij serb, Tomisllav Karaxhiq.

Ish sulmuesi i Partizanit të Beogradit ka thënë se kohë pas kohe dëgjohet me dy ish bashkëlojtarët,
Nenad Bjekoviq i Zarko Zeçeviq – Zeko, të cilët i konsideron si njerëz që i kanë sjell sukses të madh ekipit serb.

Uji Dea

“Ne nuk kemi asgjë për të folur. Federata serbe dhe Karaxhiqi nuk mund të na ndalin. Është çështje ditësh kur Kosova do të luajë në kualifikimet për Evropian dhe Botëror. Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Kosova mund të luajë në Evropë. Ne nuk na intereson qëndrimi i Karaxhiqit apo FSS-së”, ka thënë Vokrri.

“Ne as që mendojmë t’i pyesim ata për veprimet tona. Kemi bashkëpunim të mirë me Platinin, ndërsa Blatter na mbështet edhe më shumë”, tha ai. (orainfo)