FITORJA

Vojvoda po shkëlqen me Torinon, ia vë syrin gjiganti italian

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mërgim Vojvoda është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme të karrierës.

Futbollisti kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm në ekipin e Torinos.

Dhe, paraqitjet e mira të përfaqësuesit kosovar u kanë rënë në dy drejtuesve të Milanit.

Sipas mediave italiane, “Rossoneri” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të krahut, i cili vlerësohet 10 milionë euro nga klubi “Granata”, përcjell “Gazeta Express”.

Mobi Casa

Kuqezinjtë e shohin futbollistin kosovar si alternativë ideale të Theo Hernandezit, i cili është një titullar i padiskutueshëm.

Zëvendësuesi i Theos, Ballo Toure po has në vështirësi për t’u ambientuar në “San Siro” dhe mund të largohet, prandaj vendin e tij mund ta zë Vojvoda.

E trajneri Stefano Pioli e ka mundësinë që ta përdorë futbollistin kosovar në të dy krahët, varësisht se ku ka nevojë.

Për momentin, Vojvoda në Torino po luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, por gjatë karrierës më shpesh ka luajtur në të djathtë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.