UBT

Vojvoda flet për herë të parë si lojtar i Comos

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mërgim Vojvoda u largua mbrëmë nga Torino në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi kosovar iu bashkua Comos, me të cilën nënshkroi kontratë deri në vitin 2028.

E mbrojtësi i krahut pasi i dha fund eksperiencës së suksesshme me Torinon, foli për herë të parë si futbollist i ri i Comos, ku iu bashkua trajnerit Cesc Fabregas, i cili e kërkoi atë me ngulm, shkruan “Gazeta Express”.

Mbrojtësi i djathtë, por njëkohësisht edhe i djathtë ndihet i lumtur për këtë transferim, ndërsa premton se do ta japë më të mirën nga vetja.

“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm për të ndihmuar ekipin. Serie A nuk është një ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin.”, ka thënë Vojvoda pasi nënshkroi me Comon.

FITORJA

Ai i ka zhvilluar mbi 100 ndeshje në Serie A me Torinon dhe përvoja është në anën e tij.

Me Comon, futbollisti drenicas synon ta ruajë statusin e ekipit elitar në futbollin italian.

I lindur në Liege të Belgjikës, Vojvoda ka luajtur në disa klube të atjeshme, përfshirë këtu Standard Liège dhe Royal Excel Mouscron.

Vojvoda po ashtu është pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, me të cilën i ka mbi 60 paraqitje që prej debutimit të tij në vitin 2016. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.