UBT - Regjistrohu

Bashkim Isufi propozon ndryshimin e kufirit administrativ mes Gjilanit dhe Novobërdës, përfshihet lagjja Dardania (Gavran)

Bashkim Isufi propozon ndryshimin e kufirit administrativ mes Gjilanit dhe Novobërdës, përfshihet lagjja Dardania (Gavran)

Gjilan – Bashkim Isufi ka propozuar që në kuadër të procesit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave të shqyrtohet edhe harmonizimi i kufirit administrativ ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe asaj të Novobërdës, me theks të veçantë në zonën e lagjes Dardania (Gavran).

Përmes një postimi publik, Isufi ka kërkuar që kjo çështje të përfshihet në shqyrtimin e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili është ngarkuar me hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativë të Komunave.

Sipas propozimit të tij, bëhet fjalë për një pjesë të urbanizuar të lagjes Dardania (Gavran), e cila aktualisht ndodhet brenda zonës kadastrale të Koretishtës, por që, sipas Isufit, ka vazhdimësi territoriale dhe lidhje funksionale me qytetin e Gjilanit.

Hidromorava

Ai thekson se kjo hapësirë ka qenë e përfshirë edhe në Planin Detal Urban “Dardania 2”, ndërsa aktualisht gjendet jashtë kufirit administrativ të Komunës së Gjilanit.

Isufi vlerëson se harmonizimi i kufirit administrativ me realitetin urban dhe funksional në terren do të mundësonte një organizim më të përshtatshëm territorial dhe administrativ, duke lehtësuar planifikimin dhe administrimin e kësaj zone në interes të qytetarëve.

Në mbështetje të propozimit të tij, ai i referohet nenit 9 të Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, i cili parasheh që ndryshimet e kufijve administrativë të realizohen përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit, pas konsultimit me qytetarët e komunave apo pjesëve të prekura nga ndryshimi.

Në fund, Bashkim Isufi ka kërkuar që propozimi të shqyrtohet nga komisioni përgjegjës gjatë procesit legjislativ, në mënyrë që të vlerësohet mundësia e harmonizimit të kufirit administrativ ndërmjet Gjilanit dhe Novobërdës.

Propozimi synon që kufiri administrativ të marrë parasysh zhvillimin urban dhe lidhjen funksionale të lagjes Dardania (Gavran) me qytetin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.