Vodhi 1 Euro, kalon 3 vjet burg

Ai vodhi vetëm një Euro. Dhe për këtë “faj” të madh, ka qëndruar plot 3 vjet në paraburgim, duke kaluar në 5 procese të gjata dhe të vështira gjyqësore.
Deri sa ka fituar më në fund lirinë …
Ngjarja aspak e zakontë, ka ndodhur në Itali, në qytezën e Pistoias, ku një emigrant tunizian, ka arritur që t’i grabisë monedhën 1-euroshe një gruaje italiane në supermarket, teksa ajo shtynte karrocën e saj.
Ka mjaftuar kaq, që emigranti të endet dyerve të burgjeve dhe gjykatave për vite të tëra./Indeksonline/