Fundamenti

Vlora Çitaku viziton Kamenicën, ofron mbështetje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku me bashkëpunëtorët e ka vizituar të premtën Komunën e Kamenicës, ku është pritur nga Kryetari Begzad Sinani dhe zyrtarët e lartë komunalë. “Kjo është hera e tretë që e vizitoj Kamenicën gjatë mandatit tim dhe jam sot këtu për t`u uruar për punën tuaj dhe për të diskutuar dhe bashkërenduar punët dhe detyrat në disa çështje me rëndësi të përgjithshme në një proces mjaft të rëndësishëm.” tha Ministrja Çitaku.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani në takimin që ka apsur me Vlora Çitakun ka shprehur gatishmërinë e institucioneve komunale për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e veta në raportet e Planit të Veprimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. “Tanimë në zyrën e Integrimeve Evropiane janë të angazhuar tre persona dhe kjo tregon seriozitetin tonë për këtë proces, në të cilin kërkojmë edhe ndihmën dhe mbështetjen e ministrisë suaj” tha Sinani.

Në takim u fol për rintegrimin e personave të riatdhesuar, me që rast u tha se në vitin e kaluar në Kamenicë janë riatdhesuar 194 persona, porse vetëm një numër simbolik i tyre kanë dërguar plane të biznesit për të qenë përfitues, raporton rajonipress.

Uji Dea

Për këtë temë në takim janë pajtuar që të formohet një ekip zyrtarësh komunalë që do t`i ndihmojë të riatdhesuarit për të aplikuar në projekte.

Gjithashtu Ministrja Çitaku ka ofruar mbështetjen teknike të ministrisë për ta ndihmuar komunën për të aplikuar në fondet e Komisionit Evropian. “Janë fondet për infrastrukturën e komunave, tek projekti “Kosova e bukur” dhe projekte të tjera nga të cilat komuna mund të jetë përfituese dhe për këtë e keni mbështetjen tonë të plotë.” tha ministrja Çitaku.

Në takim është folur edhe për hartimin e një plani të veprimit për implementimin e strategjisë për komunitetet RAE, ndërsa nga zyra për integrime evropiane u theksua se janë edhe 67 veprime që duhet të ndërmerren në bazë të pyetësorit për raportin tremujor të PVMSA-së./rajonipress/