Vlon VLAN-i

Deputetët që përbëjnë Bllokun politik, LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje” (VLAN) me praninë e tyre fizike në sallën kur zhvillohen punimet e Kuvendit, të enjten kanë shfaqur mospajtim ndaj vendimit të kryesues së seancës konstituive, Flora Brovina, duke kërkuar që seanca e radhës të thirret javën e ardhshme.
Nga ora 10:00, deputetët e koalicioni paszgjedhor, VLAN filluan të hyjnë një nga një brenda ndërtesës së Kuvendit, derisa pas 40 minutave ata kanë zënë ulëset e tyre në sallën ku i zhvillon punimet Parlamenti për të pritur adresimin e katër liderëve të tyre politikë, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt, të cilët edhe njëherë shprehën revoltën me shtyrjen e seancës nga Brovina./zeri/