Uji Dea

”Vllaznia” fituese e turneut memorial “ Nijazi Azemi “

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ekipi i Vllaznisë së Pozharanit është fituese e turneut memorial në futboll që është organizuar në nderim dhe përkujtim të dëshmorit të kombit “Njazi Azemi” , komandant mjekra”.

Pozharanasit në finale të këtij turneu ku morën pjesë edhe KF Vitia dhe Ekipi Presheva nga Presheva, kane mundur me meritë këtë të fundit me rezultat të thellë 4:0/ 2:0/ me golat që i shënuan Bashkim Kuka, Arlind Hoxha, Armend Miftari, dhe Buran Beqiri.

Turneu në futboll të madh është zhvilluar në fushën e futbollit të KF “Vitia” në Viti dhe është organizuar për herë të parë nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport të Vitisë dhe ngjalli një interesim të madh tek futbolldashësit e kësaj komune .

RCCOLA

Në ndeshjen e parë gjysëm finale ekipi preshevar ka arritur të fitoj me ekzekutimin e penalltive ndaj KF “Vitisë”, anëtare e Ligës së parë të futbollit të Kosovës ku pastaj në finale ku e priste Vllaznia (e cila me short u kualifikua pa lojë në finale) e cila e mundi KF Preshevën me meritë.

Ajo çka duhet theksuar është se gjatë dy takimeve sa u zhvilluan u tregua rivalitet i denjë i skuadrave në lojë dhe ndeshjet përfunduan në frymë sportive dhe vëllazërore .

Organizatori në fund u dhuroi kupën kaluese të turneut skuadrës fituese Vllaznisë së Pozharanit e gjithashtu me mirënjohje u nderuan të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne njofton Aziz Zuka./rajonipress/