Vllaznia e Pozharanit e përgatitur dhe me përforcime të reja pret stinorin pranveror

Gjilan – Vllaznia e Pozharanit e ka marrë seriozisht stinorin pranveror. Pozita e parë në renditje me 31 pikë në Grupin B , ka bërë që klubi të mobilizohet dhe të kërkojë Ligën e Parë.
Kryetari i klubit Elbasan Alidema, thotë për rajonipress”, se skuadra kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e mobilizuar se tani ai ka treguar se falë këtij mobilizimi kjo skuadër për herë të parë që nga themelimi para 40 vitesh do të udhëton së shpejti në përgatitje të përbashkëta në bregdetin shqiptarë.
“Gjithmonë kemi treguar seriozitet, por këtë dimër jemi mobilizuar dukshëm. Skuadra tashmë i ka nisur stërvitjet. Disponimi i lojtarëve është i mirë. Për fazën e dytë përgatitore kemi planifikuar të shkojmë në Shqipëri. Tashmë e kemi rezervuar edhe hotelin në Golem. Do të udhëtojmë diku kah fundi i muajit shkurt , me ç’rast do të zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese”, ka thënë Alidema
Me këtë mobilizim, Vllaznia e cila në fund të stinorit vjeshtor në ligen e dytë ishte kampione vjeshtore me 31 pikë pa asnjë humbje dhe vetëm një barazim dhe synon inkuadrimin në ligën e parë . Kjo skuadër do të ketë konkurrencë të fortë me Rilindjen e Kamenicën, që ndodhën në vendin e dytë , respektivisht të tretin me nga 28 pikë.
E trajneri i skuadrës Elmaz Halimi, një ish futbollist i kësaj skuadre, ka njoftuar edhe për pesë përforcime të Vllaznisë këtë afat kalimtarë.”Feriz Frangu, Buron Beqiri e Ilir Halimi të Vitisë, si dhe Burim Terziu e Shpendin Frangu (të lirë), janë përforcimet e skuadrës . Ndoshta ditëve në vijim mund të marrim edhe ndonjë tjetër lojtarë, por konsiderojmë se me këtë fond futbollistësh mund të përfundojmë në pozitën e parë ”, tha Elmaz Halimi .
Ndryshe do theksuar se skuadra që përfundon e para në grup, inkuadrohet direkt në ligën e parë , ndërsa e dyta e luan ndeshjen e barazhit me një ekip të Ligës së Parë që zë vendin e 13 apo 14-të ./rajonipress/