RCCOLA

Vllasi: Turp për Jahjagen që nuk e tha asnjë fjalë për Preshevën ?!

/ 4 minuta lexim

Avokati i njohur kosovar Azem Vllasi, njëherit politikan i rryer në ish-Jugosllavi që i njeh mirë “zorrët n’barkë” Serbisë në një bisedë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” është shprehur tepër i zhgënjyer nga takimi Jahjaga- Nikoliq.

Sipas Azem Vllasit, këshilltar i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës “Takimi i Presidentes së Kosovës Jahjaga me atë të Serbisë Nikolic ishte një gjest më shumë protokollar dhe simbolik, pa përmbajtje esenciale politike. Qëllimi ishte që të dyja palët të demonstrojnë vullnet për vazhdimin e dialogut të nisur që do të vazhdoj në mes kryeministrave të të dyja vendeve. Secili u deklarua se cilat pozicione i ka të njohura për opinionin. Nikoliqi tha se Kosova nuk është shtet, ndërsa Jahjaga tha se Kosova është shtet, gjëra këto tashmë jo të reja. Sido që të jetë, kryetari i Serbisë u takua me Kryetarin e shtetit të Kosovës në vendin e tretë, në qendrën e diplomacisë evropiane dhe kjo vetvetiu e ka domethënien e vet.”

Nga shumë analistë dhe liderë kosovarë sikur nga z. Demaci etj…ky takim është pritur me mjaft rezervë dhe i ftoftë për shkak se asnjë kusht nuk u kërkua nga presidenti serb Nikolic,, bile së paku për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë..se a pajtohet me ketë z.Vllasi, ai në vazhdim ka pohuar se “Që moti pala kosovare si palë e dëmtuar që ishte në konflikt me Serbinë, në biseda nuk shtron kurrfarë kushtesh, dhe kjo është jo vetëm e pakuptueshme por edhe poshtëruese për neve duke pasur parasysh se çka ndodhi në mes nesh dhe Serbisë. Mendoj se takimi në Bruxel ishte rast i mirë që Atifete Jahjaga të kërkonte nga presidenti serb që ai publikisht aty të depononte një deklarim apo premtim publik tash kur ky vend gjendet para pragut të anëtarësimit në BE-së që Serbia do ta hjek nga Kushtetuat e vet Kosovën dhe kur do t’a njoh formalisht Kosovën si shtet. Pa u ashtu kjo çështje, çfarëdo bisedash me Serbinë duken qesharake, joserioze dhe vetëmashtrim.”

Eco Higjiena

Se si mund të ndodhë që një presidente e një shteti i cili për shqiptarët e Luginës konsiderohet si shtet amë, t’mos thotë asnjë fjalë për Preshevën, kur dihet se tashmë për Luginën e Preshevës pas heqjes lë lapidarit të UÇPMB-së dhe prishjes së varrezave shqiptare, po interesohen dhe flasin me të madhe jo vetëm mediat botërore, por dhe institucionet ndërkombëtare z.Vllasi ketë “harresë” të Preshevës të presidentes së Kosovës e ka quajtur të turpshëm që ka njollosur jo vetëm veten, por edhe diplomacinë kosovare.

Sipas politikanit Azem Vllasi, njëherit këshilltar i lartë i Qeverisë së Kosovës “Mos intervenimi apo mos përmendja e çështjes së politikës diskriminuese, problemet tjera të vëllezërve tanë në Luginën e Preshevës me presidentin e Serbisë Nikolic, autorin e kësaj politike është krejtësisht e pakuptueshme. Ndoshta, kjo jo pse ndoshta intervenimi i saj do të ndryshonte rreth Preshevës në pozitën e shqiptarëve në Luginë, por së paku të shihet dhe dëshmohet se ne nuk e heshtim atë çështje.”

“Krejt bisedat bëhen për pozitën e Serbëve të Kosovës, veçanërisht për pjesën e Veriut, siç foli edhe në televizion, ndërsa pala jonë në këtë rast Jahjaga as që e përmend çështjen e Luginës. Mozo ma keq ky injorim i Atifete Jahajgës ndaj Luginës që shpesh ajo i ka thënë Kosovës Lindore që është e pakuptueshme dhe turp për te dhe vendin tonë”, ka pohuar në fund z. Vllasi për “Presheva Jonë”.