FITORJA

Vllasi: Të gjitha partitë politike e kanë të vështirë të hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë në pushtet dhe koalicioni i tri partive opozitare kundër qeverisjes aktuale ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për të dal nga bllokada shtatë mujore.
Tre subjektet e opozitës janë bashkuar kundër një pike të përbashkët e cila është kundërshtimi i marrëveshjeve për krijimin e komunave me shumicë serbe dhe kërkesa për dorëheqjen e qeverisë, raporton Indeksonline.

Por për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, në bazë të deklaratave të fundit nga anëtarët e partive opozitare, një koalicion i tillë duket se është i pamundur të funksionojë.

Në lidhje me këtë,njohësi dhe analisti i çështjeve politike, Azem Vllasi e sheh të pamundur këtë koalicion parazgjedhor pasi që sipas tij këto parti nuk kanë asgjë të përbashkët.

Mobi Casa

“Kjo opozitë edhe ashtu nuk ka pika të përbashkëta programore e politike, prandaj një koalicion i qëndrueshëm parazgjedhor por edhe paszgjedhor me këto subjekte duket i pa mundshëm. Mund të ndodhë një koalicion i tillë vetëm nëse koalicioni i tanishëm që është në pushtet PDK-LDK shkojnë prapë bashkë në koalicion parazgjedhor për ta marr pushtetin prapë, atëherë opozita do të bashkohej jo se kanë synime të përbashkëta programore por thjeshtë për interes të pushtetit” , ka thënë Vllasi për Indeksonline.

I pyetur lidhur me deklaratat e sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj për një koalicion të kësaj partie me LDK-në, Vllasi tha se kjo është absolutisht e pabesueshme por prej LDK-së gjithçka pritet.
“Kjo është absolutisht e pabesueshme por kur t’i kemi parasysh zgjedhjet e kaluara kur LDK betohej se nuk do të hyj në koalicion me PDK-në kjo na jep konkludim se për LDK-në çdo gjë është e mundur për tu sjell vërdallë në pushtet dhe mos me shku në opozitë. Por në anën tjetër gjitha këto parti zor e kanë të shkojnë në një koalicion parimor në bazë programeve dhe synimeve politike me Vetëvendosjen sepse VV është një subjekt politik me orientime politike ideologjike dhe synime që pak kanë të përbashkëta me partitë tjera qofshin këto të pozitës ose opozitës” , tha Vllasi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.