RCCOLA

Vllasi: S’pritet normalizim i raporteve me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Politikani që e ka drejtuar për një kohë Kosovën sa ajo ka pasur statusin e krahinës në kuadër të Serbisë, Azem Vllasi në një intervistë për Koha Ditore ka shprehur bindjen se tani Prishtina zyrtare nuk është duke u sjellë dinjitetshëm në dialogun që është duke u zhvilluar në Bruksel.

Azem Vllasi ka folur për inferioritet të demonstruar përballë Beogradit zyrtarë.

Gjatë kësaj interviste, politikani që tani ushtron profesionin e avokatit, ka thënë se nëpërmes dialogut, Serbia është bërë faktor i pashmangshëm për çështjet e pozitës së serbëve të Kosovës.

Vllasi tek ka folur për produktin e këtij progresi, ka vlerësuar se shumë komuna janë dezintegruar.

Eco Higjiena

Ka folur për marrëdhëniet që Asociacioni i Komunave serbe do të ketë me Serbinë dhe për përballjen që e pret qeverinë e Kosovës me këtë ombrellë.

“Me Serbinë nuk na pret konsolidim dhe normalizim i raporteve ndërshtetërore. Na presin provokime të vazhdueshme në mënyra të ndryshme nga ana e Serbisë dhe angazhim për ta penguar konsolidimin e brendshëm të shtetësisë të Kosovës”, ka thënë Vllasi.

“Pasi që të formohet Bashkësia e Komunave me shumicë serbe, do të vijnë telashe të reja dhe fërkime në mes të pushtetit të Kosovës dhe asaj Bashkësie”.