GRANDEMALL

Vllasi: S’ka nevojë që gjithçka që ndodh në Amerikë ta lidhim me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Azem Vllasi, jurist ka deklaruar se jo domosdoshmërisht zhvillimet e fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarjet e tjera të ndërlidhim me çështjen e Kosovës. Vllasi në “Five” të Dukagjinit shtoi se Kosova ka raporte të mira me SHBA-në.

“Nuk ka nevojë që çdo gjë që ndodh në Shtëpinë e Bardhë me lidh me çështjen e Kosovën. Kosova ka raporte të mira me SHBA dhe Amerika ka merita kryesore në çlirimin e Kosovës. Kosova duhet ti kultivojë rrënjët e mira me SHBA”, tha Vllasi.

Vllasi shtoi se Kosova nuk mund të jetë pjesë e përbashkët e Ukrainës, pasi kjo e fundit është një vend evropian I sulmuar nga fqinji, Rusia.

“Mbrojtja e Ukrainës do të thotë për raportet krejt Evropen. Po të lejohet Aleksander Putin, të shkelë Ukrainën dhe të përfitojë ato që i dëshiron. Janë të rrezikuara edhe shtetet e lindjes së Evropes edhe pse janë pjesë Unionit Evropian. Çështja e përkrahjes së Ukrainës është çështje e interest për sigurinë evropiane por edhe për Ballkan”, shtoi ai.

Mobi Casa

Vllasi për deklarimet e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se “Kosova është vend i vogël, i brishtë. Dhe 17 vite shtetësi është njësoj sikurse fëmija i moshës 1 vjeçare kur fillon me ecë. Duhet të i ecim rrjedhave në regjion e Evropë por edhe të iu përshtatemi atyre”, shtoi ai.

Vllasi ka komentuar edhe procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

““Zgjedhjet kenë shumë të mira dhe të kryehet procesi I numërimit. Duhet të formohet një qeveri stabile e koalicionit LVV-LDK. Bashkë me pakica joserbe, të arritin numrin për zgjedhjen e presidentës në marsin e 2026. Një koalicion i tillë do të ishte stabile dhe e balancuar. Pasi jo vetëm një parti në pushtet, pasi nuk do të ishte e shëndetshme”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.