FITORJA

Vllasi: Serbia ka frikë nga problemet në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Serbisë nuk mund t’i përsëritet rasti “Gjingjiq”, ndërsa ekstremistët nga Kisha Ortodokse Serbe do të mposhten. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të zbatohet, e Kosova nuk është e ndarë, edhe pse kjo kështu de facto duket sot, thotë Azem Vllasi në një intervistë për agjencinë Anadolija.

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës për politikë të jashtme, deklaron se Beogradi ka frikë nga problemet në Kosovës, sepse Serbia një kohë të gjatë “me telekomandë ka mbajtur dhe nxitur shpresat e rreme të serbëve nga veriu i Kosovës, që kjo pjesë e territorit të jetë e pjesë e Serbisë”.

“Autoritetet e Beogradit po përballen me pasojat e politikave të tyre të gabuara. Forcat që janë të gatshme për të shkaktuar tronditje dhe destabilizim të Serbisë për këtë marrëveshje, nuk janë më të forta. Ato do të jenë përherë e më të dobëta. Është e rëndësishme që në mesin e serbëve të Kosovës, dhe madje edhe në pjesën veriore, shumica mbështetin marrëveshjen e Brukselit. Kundërshtarët e fundit nga veriu rezistojnë nga interesi personal, sepse për 14 vite e kanë shfrytëzuar mirë situatën për të mbushur xhepat personal në zonën gri si dhe me kontrabandën dhe kriminalitetin e të gjitha llojeve”, thotë ai.

FIDANISHTJA

Duke komentuar shkrimin e The New York Times se Kosova në Bruksel është ndarë, Vllasi këtë e mohon. Ndërsa, duke folur për protestat e dhunshme në Serbi për shkak të marrëveshjes Prishtinë-Beograd, të cilave u janë bashkuar krerët e Kishës Ortodokse Serbe, Vllasi thotë se ata nuk mund t’i hakmerren udhëheqësisë aktuale të Serbisë.

“Kjo tregon se në KOS ka strukturë konservatore dhe destruktive. Sidomos për çështjen e Kosovës. Ata përpiqen ta mbajnë Serbinë në të kaluarën, në kohën e Milosevicit. Por, kjo është shumë indikative dhe shumë pozitive për vetë Serbinë, sepse ka ndarje në KOS. Ajo nuk është më unike. Patriarku Irenei publikisht ka shprehur mospajtimin e tij me ekstremistët që i mishëron, për shembull, Amfilohije. Qytetarët serbë dhe njerëzit në pushtet nuk janë aq afër KOS-it, si në kohën e Milosevicit”, tha Vllasi i cili shton se Serbisë nuk guxon t’i ndodh sërish rasti “Gjingjiq”, duke aluduar në vrasjen e ish-kryeministrit serb i cili ka afirmuar ndryshimet në Serbi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.