Eko Higjiena

Vllasi: Partitë, të kenë qëndrime të qarta për vendet e rezervuara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Azem Vllasi, theksoi për Telegrafin se debatet e kohëve të fundit për shtimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës kanë krijuar konfuzion në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, kjo paqartësi është si pasojë e qëndrimeve të kundërta të partive shqiptare të cilat janë pjesë e ekzekutivit kosovar.

UBT

“Parlamenti është vendi ku duhet të diskutohet kjo çështje. Në njërën anë e kemi qëndrimin e pakicave të cilat unanimisht janë për shtimin e vendeve të rezervuara, ndërsa partitë shqiptare janë të paqarta në këtë drejtim, sepse dallojnë në qëndrime. Mendoj se ende nuk është thënë sinqerisht se çka parasheh Pakoja e Ahtisaarit në njërën anë dhe Kushtetuta e Kosovës në anën tjetër për këtë çështje. Mendoj se, ajo çka më së paku na duhet në këtë kohë është përplasje në mes komuniteteve rreth vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Vllasi.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, në një prononcim për media ka paralajmëruar se minoritetet mund të largohen nga të gjitha institucionet shtetërore nëse nuk u vazhdohen ulëset e rezervuara në Kuvend edhe për një mandat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.