KKGJILAN

Vllasi: Me ndarjen e Kosovës, Serbia do ta humb Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën

/ 2 minuta lexim

Ish funksioneri i lartë në ish Jugosllavinë, avokati Azem Vllasi ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të thotë edhe ndarje të Serbisë dhe humbje të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Ideja e Daçiqit për ndarjen e Kosovës është jo serioze. E pakëndshme është që një njeri që vjen nga një parti e cila për shkak të lakmisë dëshiroi ti ndryshohë kufijt dhe për shkak së cilët të gjithë qytetarët e ish Jugoslavisë kanë vuajtur, tani dëshiron ndarje. Në këtë rast do të mbeten pa jug të Serbisë, dhe kjo do të hapte probleme edhe në Maqedoni” thotë Vllasi.

Uji Dea

Ai shton se nga bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pret që të sjellin të mira qytetarëve të Kosovës.
“Për dallim nga Beogradi, Prishtina zyrtare kurrë nuk ka bërë probleme bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht i ka pranuar të gjitha propozimet që kanë ardhë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia nëse do – por siç po e shoh, nuk heq dorë mga rruga drejt BE-së – anda duhet ta pranojë këtë realitet” ka thënë Vllasi për mediet serbe.