United Hospital

Vllasi: Kryetarët serbë do të jenë ‘mashë’ e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Azem Vllasi në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se nuk është shumë e rëndësishme se kandidatët e cilave listave serbe kanë fituar nëpër komunat me shumicë serbe, por sipas tij, rreziku qëndron në atë se kryetarët e këtyre komunave a do të tentojnë që të jenë dorë e zgjatur e Republikës së Serbisë.

Vllasi ka theksuar se për kryetarët e komunave me shumicë serbe do të jetë e dëmshme nëse ata ushqejnë shpresa të rrejshme se do të jenë instrument i pushtetit të Beogradit në Kosovë.

“Rreziku është nëse këta kryetar shpresojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë instrument i Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Rreziku është evident sepse shpresa të tilla Qeveria se Serbisë i ka mbjellë tash e sa kohë, madje kryetari i sapozgjedhur i pjesës veriore të Mitrovicës, Krstimir Pantic, ka deklaruar se ata nuk do të pranojnë sistemin juridik të Kosovës, që shihet se është në rrugë krejtësisht të gabueshme”, ka thënë ai për Telegrafin.

Fundamenti

Sipas tij, nëse analizohen komunat e fituara nga kandidatët e listës Srpska, ky formacion del si goxha serioz.

“Shpresa e Beogradit dhe listës Srpska është që komunat e fituara t’i shfrytëzojnë si mundësi për një pozicionim më të mirë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Rreziku nuk qëndron te përfaqësimi i tyre në institucione të Kosovës, por te ajo se ata mund të kthehen në instrument të Beogradit, dhe konsekuencat që do të prodhonte kjo gjë për pakicën serbe dhe institucionet e Kosovës do të ishin të dëmshme”, ka thënë Vllasi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.