FITORJA

Vllasi: Koalicioni i ri së paku me tri parti shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-funksionari i lartë i Kosovës, avokati dhe opinionisti Azem Vllasi deklaron se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, koalicioni i ri paszgjedhor, duhet ndërtuar së paku nga tre parti shqiptare në parlament, plus pakicat.

I ftuar në ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Vllasi është shprehur se pas zgjedhjeve eventuale as PDK-së e as LDK-së nuk do t’u kishte konvenuar mbajtja ose ndërtimi i formulës së tanishme.

“Një ri-rreshtimi i ri do të ishte i mirë me së paku tri parti shqiptare, plus minoritetet. AAK dhe Nisma e pse jo edhe AKR me ta, janë serioz, janë partner të denjë për qeverisje, kuptohet pa Vetëvendosjen, meqë ata janë mohues të çdo gjëje në këtë shtet”, është shprehur Vllasi.

Eco Higjiena

I pyetur se cilën nga partitë e mëdha e sheh favorite pas zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, ish-funksionari i lartë i Kosovës, Azem Vllasi ka deklaruar se gjasat më të mëdha i ka PDK.

“PDK-ja e ka elektoratin e vet kompakt dhe të disiplinuar. LDK-ja mbanë ato vlerat tradicionale, por nisur nga këto dhe shumë faktorë të tjerë, rezultati sa i përket PDK LDK edhe pas zgjedhjeve do ishte njëjtë sikur ky i fundit”, ka përfunduar Vllasi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.