United Hospital

Vllasi : Dialogu, në terren të rrëshqitshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njohësi i marrëdhënieve shqiptare-serbe, Azem Vllasi, ka vlerësuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë tani gjendet në një terren të rrëshqitshëm.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Vllasi ka thënë se në këtë fazë i gjithë spektri politik duhet të jetë i përgjegjshëm.

“Nuk duhet herët të ngazëllehemi. Ende terreni është i rrëshqitshëm. Loja po luhet në oborrin tonë. Nuk përfundon gjithçka më 2 prill. I gjithë spektri politik duhet të jetë i përgjegjshëm. Jo t’ia ngarkojnë krejt përgjegjësinë kryeministrit Thaçi. Ai është n’siklet. Rrezikon të rrëshqet në vetëbesim të tepruar. Poltronët nga pozita ia rrahin krahët dhe ia bëjnë rrafsh. Opozita, para se gjithash AAK-ja dhe LDK-ja, po rrinë në rrafsh të terur”, është shprehur Vllasi.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit Thaçi që dakordimi për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të mos quhet marrëveshje, por “protokoll për mirëkuptim dhe obligime reciproke”.

Uji Dea

“Ai rezultat nuk duhet të quhet ‘Marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit për bashkësinë e komunave me shumice serbe’, sepse për një çështje të brendshme të shtetit tonë nuk mund të lidhim marrëveshje me shtetin tjetër, as me Serbinë”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, Serbisë është duke iu ngutur të arrihet marrëveshja.

“Autoritetet e Serbisë ende shtiren se mund të shtrojnë kushte, por e dinë se nuk mundën. Neve nuk na ngutet aq sa Serbisë. Prandaj nuk duhet ta thyejmë hundën duke i ndihmuar Serbisë ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Vllasi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.