Fundamenti

Vlerësohet rruga e mbyllur tash e 40 vite në Kikë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – U jemi mirënjohës banorëve të cilët gjithmonë shprehin gatishmërinë për bashkëpunim në aksionet e drejtorisë dhe intervenimi do të realizohet javën e ardhshme ka shkruar Qëndron Kastrati.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe me kapacitetet e pamjaftueshme të cilat i kemi sidomos në makineri – punon pandalë për t’ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

RCCOLA

Shefja e Sektorit Florentina Kryeziu së bashku me Zyrtarin e Vlerësimit të Rrezikut Skender Basha dhe shoferin e ngarkuesit Musli Zubaku ishin për vlerësim të rrugës së mbyllur tash e 40 vjet në Kikë.

U jemi mirënjohës banorëve të cilët gjithmonë shprehin gatishmërinë për bashkëpunim në aksionet e drejtorisë dhe intervenimi do të realizohet javën e ardhshme.
Jam krenar me punën e ekipit!/rajonipress/