ARKATANA

Vlerësohet një bashkëpunim i mirë mes institucioneve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit ka pritur në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Malokun, Drejtoreshën e Stacionit Regjional të Gjilanit, Elmina Mahmuti dhe komandantët e regjioneve.

Në këtë takim janë shtjelluar të gjitha çështjet, që kryesisht lidhen me punët e përbashkëta të këtyre institucioneve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë, dinamikës së zhvillimeve të fundit që po ndodhin në këtë rajon.

Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi fillimisht ka falënderuar drejtuesit e Prokurorisë dhe komandantët e gjitha stacioneve policore në regjionin e Gjilanit, për bashkëpunimin e deritashëm, duke shtuar se falë këtij bashkëpunimi Gjykata ka treguar një efikasitet jashtëzakonisht të mirë në zgjidhjen e lëndëve.

Nga ana tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë, Jetish Maloku, ka theksuar se falë koordinimit në mes tyre, në këtë regjion, edhe statistikat tregojnë se kriminaliteti në përgjithësi është në rënie.

Eco Higjiena

Për më tepër, ai ka shtuar se nga ky bashkëpunim i ndërsjellët, rezultatet tregojnë për një sukses të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Drejtoresha Elmina Mahmuti ka përmendur sfidat që ballafaqohet institucioni i policisë, mirëpo ka shprehur gatishmërinë që të punohet sa më shumë për eliminimin e barrierave mes policisë, gjykatës dhe prokurorisë.

Një kërkesë nga drejtuesit e policisë ka qenë edhe koordinimi sa më i madh mes institucioneve për disa lloje të veprave penale të ndjeshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.