Eko Higjiena

Vlerësohet lart paraqitja e Xhakës ndaj Schalkes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Paraqitja e mesfushorit Taulant Xhaka për Baselin në ndeshjen kundër Schalkes, të martën mbrëma, është vlerësuar lart nga gazeta zvicerane “Blick”.

Xhaka ishte ndër më të vlerësuarit te skuadra e Baselit në ndeshjen që e humbi në shtëpi ndaj Schalkes me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Xhaka luajti 62 minuta.

Hidromorava

“Blick” i ka dhënë atij notën pesë nga gjashtë sa është maksimalja. “Mbajti premtimin dhe vazhdimisht u qëndroi në afërsi yjeve të Schalkes. Paraqitje e fortë e ‘Terrierit”, ka komentuar për Xhakën gazeta “Blick”. Pas dy xhirove, Baseli zë pozitën e tretë në Grupin E me tri pikë.