UBT

Vlerësohen lart poezitë e poetit Xhevat Latifi

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kritiku Arsim Halili tha se Xhevat Latifi është poeti i antiglobalizmit poetik, pikëtakues mes zotit dhe Adamit në muzë. E rebelues në retinën psiko-analitike. Poeti që njeh kodet e refleksionit krijues e mediatik. Poezia e tij duhet të analizohet nga një kënd gjeometrik, sepse në pikën, ku mund të përcaktosh një prediakt, ka gjasë që teorizmet mund të mos arrihen deri te qëllimi, gjithnjë nëse nuk e lexon me gjuhën e artistit e jo të lexuesit të rëndomtë.

Në kuadër të vjeshtës letrare, që organizohet nga Ars Club “Beqir Musliu”, të shtunën në Gjilan, studiues e kritik arti, krijues e dashamirë të fjalës së shkruar, u mblodhën tok, për të bashkëbiseduar për poezinë e krijuesit gjilanas Xhevat Latifi.

Poezitë e Latifit u vlerësuan lartë nga të gjithë ata që morën fjalën duke bërë një shpalim të mirëfilltë të poezisë së këtij autori. Studiues e kritik arti si, Flamur Maloku, Imer Topanica, Avni Rudaku , Linditë Ramushi, Nexhat Rexha, Arsim Halili, Tahir Arifi e Aziz Mustafa, nuk përtuan të kapen edhe për vargun konkret të poezive përkatëse të Latifit, duke vlerësuar se ai është “fajtori” që Gjilani e Kosova e kanë një poet të mirë, poezitë e të cilit vlerësohen për një veçanti të thellë dhe që e kërkojnë një lexues të hapur.

Kritiku Arsim Halili tha se Xhevat Latifi është poeti i antiglobalizmit poetik, pikëtakues mes zotit dhe Adamit në muzë. E rebelues në retinën psiko-analitike. Poeti që njeh kodet e refleksionit krijues e mediatik. Poezia e tij duhet të analizohet nga një kënd gjeometrik, sepse në pikën, ku mund të përcaktosh një prediakt, ka gjasë që teorizmet mund të mos arrihen deri te qëllimi, gjithnjë nëse nuk e lexon me gjuhën e artistit e jo të lexuesit të rëndomtë.

Nëse në poezinë e Xhevat Latifit, diskursi krijues na shpërfaqet në skenë Rrezja O. Qendrën e rrethit e ridimensionon me diagonalet të tërhequra ka mikrobota krijuese.
Shtrohet pyetja :
– A ofrohet poezia e Xhevatit ka qendra e rrezes O?
– A bartin gjithë arealin krijues kah vija rrethore ?

Halili tha se nëse flasim për çështjen e parë, së pari duhet të kuptojmë se poeti Latifi, interferon personazhin, me fytyrë diametralisht të kundërt. Ai herë njeriun e sheh mbi sundues, herë mbijetues. Por si e kupton dhe si e trajton momentin psikik të personazhit poetik vet poeti. Mbase këtu do të vlente shprehja Mocartiane “ Jeta të buzëqeshë edhe kur i ke sytë me lot”

Ndërsa në gjithë rrafshin asimetrik bartë nuancime interesante sikur se te vargjet:

“Në çdo pikë të fytyrës tënde
Piklohen numrat arabë
Me perimeter t`i herë unë” ( fq 19 “ Shi në flokun tënd”

Mobi Casa

Shihet se prodhimtaria krijuese nuk është atakuese, për të ironizuar momentin, i cili largon nga drita, sepse në atë errësirë, sa do imponohet nga kohët artificiale, pret dritën. Ndërsa burimi njerëzor është filozofi e shkrirë në vargje.

“ Në çdo cep të shikimit tënd
Rrezja bie pa fund të botës
Më bëhet të jem paralele e ndarë e frymës tënde”
( fq 19 “ Shi në flokun tënd”

Deri sa lexojmë këto vargje, diagonalja e komunikimit nga e largëta kah e afërmja , nga e panjohura tek e njohura, nga mikrokozmosi ka vlerat universale, shihet në rrafshin asimetrik me dioptri të ndryshme, apo trajtime ndryshe i ndjenjës poetike. Dhe këtë rast poeti shpalos para lexuesve leksikun poetik i cili lidhet ngushtë me aktancën që mungon dhe atë që është në kërkim si : Liria , drejtësia, ndërgjegjja, humanizmi, dashuria, përkushtimi. Ndërtimi nuk është spontan, ai vije i organizuar, me elegancë i përzgjedhur, reflekton binom të evulimit të dijes në jetë dhe shprehjes në art.

Halili në analizën e tij tha se poezia e Xhevat Latifit, nuk do një lexim vetëm sipërfaqësor të jashtëm duke i ikur fluturimthi sintezes së vargut, duhet ta kuptojnë se heteregjonizimi në prapaskenën krijues të intrigon me një lexim të kujdesshëm të brendshëm duke e kuptuar qartazi se ai eksperimentimin në vargje e bënë , jo duke shkuar në errësirë prej dritës, por nga errësira pret dritën, ai pret jo se do pritjen, por se dakordohet me vet proceset natyrale, metafizike.

Fenomene qoftë edhe matematike i materializon tek njeriu me matje ekzakte, ashtu siç mund të brenda shkruhet konturat periferike ose qendrore një kënd në të cilën pavarësisht shkallës hapësinore zë një vend, transpon një proces, gjen një shtegdalje, kufizon një hapësirë lejuese, ndaj edhe poezia e Xhevat Latifit në këndin Alfa ka qartësinë dhe gjerësinë diskurzive poetike në këndin Omega interpreton inovacionet letrare apo të paktën është në kërkim të saj. Andaj poeti Xhvat Latifi në poezi di të mendoj se çfarë thotë, di të thotë se çfarë mendon tha Halili.

Përndryshe, poezia e Latifit ka kohë që i ka tejkaluar kufijtë provincial, duke u botuar edhe në gjuhë të tjera si në atë angleze, gjermane, frenge e rumune.

Poezitë e Latifit janë shpërblyer edhe në shumë konkurse letrare, ndërsa ai ka marrë pjesë edhe në takime të ndryshme poetike, për të veçuar takimin e poetëve shqiptarë në Shkup dhe Festivalin Ndërkombëtar të poezisë në Pogradec.

Vlen të theksohet se poezitë e Xhevat Latifit janë të përfshirë edhe në Antologjinë në gjuhën angleze, një përmbledhje e 30 shkrimtarëve nga e gjithë bota, “Emanations’, të botuar nga Internationals Authors 2012, me redaktor Carter Kaplan./rajonipress/