Vlerësim për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës

Gjilan – Në shenjë falënderimi nga Drejtoresha e Arsimit anj.Albana Demiri është ndarë mirënjohje për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës, Njësitin e Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan, angazhim i cili është vlerësuar lartë edhe nga këshilli i prindërve dhe i nxënësve.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan sot me datën 30.12.2022 me ftesë nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Gjilanit ka marrë pjesë në takimin përmbyllës për vitin 2022.

Në këtë takim është diskutuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit. Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe këshilli i prindërve dhe këshilli i nxënësve nga komuna e Gjilanit.

Në shenjë falënderimi nga Drejtoresha e Arsimit znj.Albana Demiri është ndarë mirënjohje për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës, Njësitin e Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan, angazhim i cili është vlerësuar lartë edhe nga këshilli i prindërve dhe i nxënësve.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS