FITORJA

Vlerat shëndetësore të gështenjave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gështenjat kanë shumë vlera dhe të mira. Këto fruta lindin nga një pemë e familjes Fagacee e cila mund të arrije deri në 30-35 metra lartësi.

Gështenjat kanë vlera shumë të mira ushqyese, në fakt ato, para disa vitesh përfaqësonin bazë ushqimore të përditshme të popujve që jetonin në mal. Sot, mund ti konsumojmë në shumë versione, në furre, të ziera, të pjekura etj, por cilat janë vetit e tyre ushqyese?

Vlera

GRANDEMALL

Gështenjat janë të pasura me amidon dhe fibra për më tepër kanë një përqindje shumë të lartë të kripërave minerale mbi të gjitha potas, magnez, fosfor, kalcium dhe hekur. Por për fat të keq përmbajnë dhe shumë kalori dhe janë të karakterizuara nga një përqindje e lartë sheqernash. Vitaminat prezentë tek gështenjat janë C, B1, B2 dhe PP. Kaloritë që përfitohen nga gështenjat variojnë nga sasia e konsumit të tyre. Gështenjat e freskëta përmbajnë rreth 200 kalori për 100 gr produkt, ndërsa 100 gr gështenja të ziera përmban 120 kalori. Ndërsa ato të pjekura përmbajnë rreth 193 kalori për 100 gr.

Të mirat

Për vlerat e tyre ushqyese, gështenjat mund të përdoren në rastin e anemive apo dobësimit të theksuar. Këshillohet konsumi i tyre edhe në shtatzëni, për përmbajtjen e lartë të acidit folik. Mielli i gështenjave mund të përdoret si zëvendësues në përgatitjen e ëmbëlsirave apo gatimeve të ndryshme. Gjithashtu të mira e gështenjave mund të shfrytëzohen edhe për të ndihmuar punën e zorrëve dhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Duke qenë një ushqim i veçante ushqyes, ato rekomandohen edhe në situata stresi. Gjithashtu këshillohet konsumi për ato që vuajnë nga diabeti, koliti, patologji të mëlçisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.