GRANDEMALL

Vlera artistike me aromë Gjilani

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Bilall Maliqi – Një përzgjedhje poetike “Parnasi me aromë Gjilani”, (grup autorësh) doli nga shtypi, libër përbashkët poetik kryesisht me poetë nga Gjilani, të cilët me poezitë e tyre të prezantuara brenda librit sollën individualitetin e tyre krijues me motive të larmishme poetike dhe gjetje interesante poetike të cilat janë përzgjedhur me kujdes të veçantë nga editori i shtëpisë botuese “Beqir Musliu” , shkrimtari Sabit Rrustemi.

Ky libër dosido i veçantë në letërsinë tonë është një pasqyrë shumë reale për biografitë e poetëve të pranishëm në libër dhe me poezitë e tyre interesante me të cilat lexuesit do të jenë më afër këtyre emrave dhe të krijimeve të përzgjedhura në këtë libër.

Kopertinat e librit i hap një poezi e arrirë artistikisht i poetit të njohur në hapësirat shqiptare Mirko Gashit (në vend të parathënies) /Ura e Maskatarit/, për të vazhduar kështu edhe me poetë e poetesha të tjera të cilat çelin udhë për t’u futur lexuesi në brendi të poezive të përzgjedhura nga editori e që japin të kuptojmë se Anamorava ka krijues mjaft produktiv e disa prej tyre janë të njohur në të gjithë gjeografinë shqiptare si poetë me vlera të qëndrueshme artistike si: Beqir Musliu dhe Mirko Gashi të dy këta nuk janë në mesin tonë, por kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqiptare si shkrimtarë me vlera të qëndrueshme në çdo kohë.

Përveç kësaj brenda këtij libri gjejmë edhe emra të tjerë të cilët me librat e tyre të zhanreve të ndryshme letrare treguan që janë poetë të dëshmuar në çdo fushë të krijimtarisë, duke e treguar vlera në shkrimet e tyre si: Ibrahim Kadriu, Sabit Rrustemi, Musa Ramadani, Ramadan Mehmeti e Albinë Idrizi të cilët treguan vetëm se janë krijues të mirëfilltë dhe gjurmues të kujdesshëm të vlerave artistike të shkrimeve të tyre .

Por jo vetëm kaq në këtë libër gjejmë edhe poetë të tjerë të cilët meritojnë të jenë në këtë përzgjedhje interesante poetike.

ARKATANA

Poetët e pranishëm në libër janë të radhitur në bazë të alfabetit, kështuqë lexuesi do të has në poezi dhe në individualitete të ndryshme poetike, në motive dhe në gjetje interesante inspiruese të autorëve prezent.

Në libër gjenden tok dymbëdhjetë poetë : Albina Idrizi, Avni Rudaku, Aziz Mustafa, Bujar Salihu, Fehmi Ajvazi, Ibrahim Kadriu, Linditë Ramushi, Musa Ramadani, Ramadan Mehmeti, Sabit Rrustemi, Sevdije Rexhepi dhe Xhevat Latifi.

Në vend të pasthënies shkrimtari Beqir Musliu me poezinë /Imzot a të mjafton ky flijim/.
Ndërsa në thyerje të kopertinës (veshë) poezia e poetit Rexhep Elmazi / Për shokun tim që këndon/ dhe poezia e Agim Ramadanit / Në mungesën time/.

Librin “Parnasi me aromë Gjilani” e botoi Sh.b. “Beqir Musliu” Gjilan, 2012, faqe, 183./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.