VLAN: S’duam bashkëqeverisje
Katër partitë politike, që tashmë po njihen si VLAN (LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje”), nuk do të pranojnë asnjërin opsion të Partisë Demokratike të Kosovës, qeverisjen gjithëpërfshirëse si ajo e vitit 2001 e as zgjedhjet e jashtëzakonshme për të dalë nga kriza.
Madje, shkuarja në zgjedhje konsiderohet i pamundur në këtë situatë, kur kiza institucionale është thelluar edhe më shumë, pas dështimit të PDK-së për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Blloku VLAN shpreson se PDK-ja do t’u hapë rrugë për krijimin e institucioneve të reja, duke besuar se e drejta për formimin e institucioneve është në dorën e tyre./zeri/


