FITORJA

Vjosa Osmani takohet me Bill Clintonin: Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Osmani ka thënë se është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë e saj. Ndërsa e ka falenderuar Clintonin, Osmani ka publikuar disa fotografi me të, raporton Gazeta Express.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.

Mobi Casa

Ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi pasi në vitin 2019 mbërriti në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me urdhët të Cllintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999 në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përfshinte spastrime dhe vrasje të gjera etnike të civilë shqiptarë të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.