UBT

Vjosa Osmani: Kush i mohon simbolet, mohon Republikën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkelja e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës duhet të trajtohet njëjtë, pavarësisht a bëhet ajo nga komuna e Gracanicës, nga komunat në veri të vendit, apo nga Komuna e Prishtinës. Kështu ka reaguar deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, e cila kryeson Grupin parlamentar për Integirme në Parlamentin e Kosovës.

“Neni 2.2 i Ligjit për simbole specifikon se “me flamurit, stemën dhe himnin përfaqësohet Republika e Kosovës dhe identiteti i saj shtetëror” dhe neni 4.1 thotë se “Flamuri shtetëror vendoset në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucioneve shtetërore…” , shkruan ajo në Facebook.

Përdorimi i simboleve shtetërore rregullohet edhe përmes Neni 15 të Ligjit per Protokollin e Shtetit. Komunat, qartë, janë institucione shtetërore, dhe zyra e një kryetari të komunës është zyra kryesore përfaqësuese e atij institucioni.

Edhe pse komunat kanë të drejtë të kenë simbolet e tyre dalluese, ligji i obligon që ato t’i përdorin krahas simboleve shtetërore. Edhe Kushtetuta parasheh se flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Pra kushdo që i mohon këto simbole, e mohon Republikën e Kosovës.

“Është mirë të dihet që Kryetari Isa Mustafa GJITHMONË ka mbajtur edhe flamurin kombëtar në zyrë, krahas atij shtetëror. Kështu që kushdo që thotë se e solli flamurin kombëtar tani, nuk e thotë të vërtetën. Me qindra fotografi të botuara nga zyra e kryetarit Mustafa gjatë mandatit të tij e vërtetëtojnë këtë”, ka shkruar Osmani.

Heqja e simboleve shtetërore, prandaj, është shembull shumë i keq i qeverisjes dhe akt i turpshëm, dhe tregon injorim ndaj shtetit. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të duhej të reagonte ndaj të gjitha rasteve të tilla, pavarësisht a udhëhiqen komunat nga shqiparët apo nga serbët, ka shkura Osmani./Publiku/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.