United Hospital

Vjosa Osmani fiton terren në Gjilan, qytetarët shprehin zhgënjim ndaj Albin Kurtit dhe shqetësim për largimin e Përparim Ramës nga LDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mbështetja qytetare për Vjosa Osmanin në Gjilan duket se është në rritje, teksa ajo po konsiderohet nga shumë qytetarë si një figurë që mund të ndikojë në rikthimin dhe fuqizimin e LDK-së në skenën politike. Sipas perceptimeve në terren, Osmani po fiton përkrahje në lagje dhe zona të ndryshme të qytetit, duke u parë si një faktor potencial në garën e ardhshme zgjedhore.

Qytetarë të intervistuar në Gjilan shprehin qëndrime të ndryshme, por një pjesë e tyre e lidhin mbështetjen për Osmanin me zhgënjimin ndaj zhvillimeve të fundit politike, si brenda LDK-së, ashtu edhe në nivel qendror. Ata theksojnë se përçarjet dhe, siç i cilësojnë, “qëndrimet mendjemëdha” të një pjese të strukturave në qendër kanë dëmtuar imazhin dhe unitetin e partisë.

Në të njëjtën kohë, largimi i figurave si Përparim Rama shihet nga disa si një zhvillim që mund të ketë pasoja për LDK-në, duke dobësuar më tej strukturat e saj në një moment të ndjeshëm politik.

Në anën tjetër, një pjesë e qytetarëve shprehin hapur pakënaqësi ndaj kryeministrit Albin Kurti. Një qytetar nga Gjilani, Remziu, deklaron se këtë herë nuk do ta mbështesë më: “E kam votuar për shkak të Vjosa Osmanit, por kësaj radhe nuk do ta votoj më Kurtin”, u shpreh ai.

UBT

Ndërkohë, një tjetër qytetar, Mejdia, vlerëson se rezultati zgjedhor mund të ndikohet nga qëndrimi i mbështetësve të Osmanit.
“Kësaj radhe, votat nuk do të shkojnë automatikisht. Vjosa Osmani do të ketë përkrahje në Gjilan, edhe pse ka pasur edhe gabimet e saj, por mbetet një figurë intelektuale”, tha ai.

Analistët vlerësojnë se zhvillimet e fundit tregojnë një ripozicionim të elektoratit dhe një rritje të ndjeshmërisë ndaj figurave individuale brenda partive politike.

Në këtë kontekst, ndikimi i Vjosa Osmani në zonën e Gjilanit mund të jetë një faktor me peshë në konfigurimin e rezultateve të ardhshme zgjedhore, sidomos për Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila synon rikthimin e besimit të elektoratit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.