Uji Dea

Vjosa ose Antoni drejtojnë grupin parlamentar të LDK-së?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvend do të jetë e përfaqësuar me 30 deputetë, ndërsa ky grup parlamentar duhet të ketë kryesuesin i cili emërohet mbase mbi bazën numrit të votave apo edhe preferencave të partisë për njeriun e caktuar.

Në legjislaturën e kaluar, kryesues i Grupit Parlamentar (GP) të LDK-së , ishte sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri , ndërsa këtë herë mbetet të shihet nëse i njëjti do të jetë prapë shef i GP të LDK-së, i cili gjendet në mesin e deputetëve më të votuar në këtë parti Nëse, lidhja demokratike merr për bazë emërimin e shefit të GK të saj, atëherë ky post , kjo përgjegjësi do i takojë deputetes Vjosa Osmanit e cila ka afër 40 mijë vota.

Ndërkaq, nga gjinia mashkullore, më i votuari pas liderit Isa Mustafa , është Anton Quni të cilit mbase edhe mund ti epet i përgjegjësia e GP të LDK, apo edhe shef i grupit mund edhe të mbetet prapë Ismet Beqiri, që është i pesti më i votuar në LDK. Kështu, emërimi i shefit të GK , është përgjegjësi e partisë, ndërsa nuk ka kushte për këtë post me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.

Mobi Casa

Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, thotë se çështja se kush do të jetë shef i GK të LDK-së në legjislaturën e re nuk është diskutuar ende. Ndërkohë, sqaron se posti i shefit rregullohet me statusin e partisë. “Nuk kemi diskutuar ende për këto punë, por sipas statutit të partisë për këto çështje vendos Këshilli i Përgjithshëm” , shprehet Shala.

Ai nuk sqaron nëse ka ndonjë kriter të caktuar për zgjedhjen e shefit të GP, sikur që nuk e konfirmon nëse kriter mund të jetë edhe numri i fituar i votave në zgjedhje. Ndërkohë, nuk dihet se kur do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për të marrë vendime, sikur edhe atë për emërimin e shefit të GP të saj. Kujtim Shala nuk ka dhënë afat të caktuar, vetëm ka konfirmuar se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet së shpejti, shkruan bota press.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.