RCCOLA

Vjollca Gagica – Matoshi: Voto AKR 34 dhe një nga kandidatët në listën tonë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – E diplomuar në fakultetin e edukimit dega Edukatore, me përvojë pune plotë 34 vite në shërbim të edukimit të fëmijëve tanë. Veprimtaria ime politike në AKR dega në Gjilan, është që nga themelimi i saj, fillimisht anëtare kryesisë së gruas, katër vite asambleiste në kuvendin komunal dhe së fundmi kryetare e Forumit të Gruas. Unë kam marrë besimin nga dega e AKR-së dega në Gjilan që të jem bartëse e listës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, së bashku me mua garojnë kandidatë me një përbërje shumë profesionale nga të gjitha lëmit ka shkruar Gagica.

Zotohem se do të jem zëri i fuqishëm i qytetarëve tanë, duke ju premtuar se në qeverisje lokale bashkë me bashkepartiakët e mi ne Kuvend do t’i paraqes kërkesat e qytetarëve tanë. Vizioni im përbëhet në këto pikë si :

Hidromorava

– Plani zhvillimor i Komunës të hyj në funksion sa më parë.
– Qytetari do të ketë edukim dhe shëndetësi me cilësor.
-‎ Zhvillimi ekonomik – direkt do të përmirësojmë mirëqenien qytetarëve.
-‎ Femra do të ketë përkrahje të plotë në të gjitha sektorët.
-‎ Rinia do të jetë e mbështetur për një të ardhme më të mirë.
-‎ Zhvillimin e planit rural, etj.

Duke ju falënderuar qytetarëve për mbështetjen, ju ftoj që të dilni në zgjedhje me 22 tetor duke votuar AKR 34 dhe një kandidatët për ansamble komunale. Ka shkruar Gagica në postimin e saj adresuar qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: